Komisioni Evropian, organi kryesor ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paraqitur një propozim për të “pezulluar disa dispozita të lidhura me tregtinë të Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit” në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.
Megjithatë, sanksionet aktualisht nuk kanë mbështetje të mjaftueshme midis 27 vendeve anëtare të BE-së për t’u miratuar.
Propozimet e njoftuara të mërkurën përfshinin gjithashtu sanksione të sugjeruara ndaj ministrave “ekstremistë” izraelitë dhe kolonëve të dhunshëm, si dhe ndaj Hamasit, shkruajnë mediat e huaja,
Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, u kërkoi vendeve anëtare të rrisin tarifat për disa mallra izraelite dhe të vendosin sanksione ndaj 10 udhëheqësve të Hamasit, kolonëve izraelitë dhe dy anëtarëve të ekstremit të djathtë të Kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu: Ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministrit të Financave Bezalel Smotrich.
Komisioni tha gjithashtu se po ndalonte mbështetjen e tij dypalëshe për Izraelin me përjashtim të mbështetjes për shoqërinë civile dhe Yad Vashem, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit.
E presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin në Gaza çdo ditë duhet të ndalen. Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm, qasje të pakufizuar për të gjithë ndihmën humanitare dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.
Të tjera
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë
Zelensky thotë po presin fondin prej 2.9 miliardë eurosh për ar*mët amerikane për të lu*ftuar Rusinë
Krasniqi më kërkoi me e shkel ligjin për një uz*urpator