Takimi i pestë i Konferencës Ndërqeveritare për Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të zhvillohet më 22 maj 2025 në Bruksel. Në këtë takim pritet të hapen zyrtarisht negociatat për Grupin 3 “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, një hap kyç në procesin e integrimit europian të vendit.
Grupi përfshin tetë kapituj të rëndësishëm:
- Kapitulli 10: Transformimi dixhital dhe media
- Kapitulli 16: Taksimi
- Kapitulli 17: Politika ekonomike dhe monetare
- Kapitulli 19: Politika sociale dhe punësimi
- Kapitulli 20: Politika e ndërmarrjeve dhe industriale
- Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi
- Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura
- Kapitulli 29: Bashkimi doganor
Qeveria shqiptare synon të përmbyllë negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe të jetë i gatshëm për anëtarësim deri në vitin 2030.
The post BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të
ZDF mbron Elmar Theveßen kundër sulmit nga Grenelli