Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral.
Hamza ka premtuar ta lidhë qytetin e Vitisë me autostradën Prishtinë – Shkup përmes Gërlicës dhe që do të investojnë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.
“Shpresa për Kosovën që mundet ma mirë është shndërruar në thirrje për veprim gjithandej Kosovës. Kësaj thirrjeje, sonte iu përgjigjën edhe qytetarët e Vitisë.
Këtë komunë do ta lidhim me autostradën Prishtinë-Shkup përmes Gërlicës dhe do të investojmë në një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë.
Për të ardhmen e secilit qytetar, Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkuar Hamza.
Të tjera
Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Çfarë merr ajo nëse ndahen?
Milani nuk mund të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë
Tentimi i radhës, kush do të ia mësyjë karrigës së kryetarit?