Bedri Hamza ka folur edhe për zhvillimin ekonomik në fjalimin e tij.
Ai ka thënë se shtylla e parë e programit të tij është ajo e zhvillimit ekonomik.
Hamza ka premtuar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që sjell zhvillim e mirëqenie për çdo qytetar, për çdo familje.
“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Do të ketë rritje të pagave 50% mbi pagën aktuale, për mësues e arsimtarë, policë e zjarrfikës, mjekë e ushtarë dhe për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Hamza.
“Të ardhurat deri në 400 euro, zero tatim. 400 deri në 800 euro vetëm 8%. Mbi 800 euro, 10%. Do ta shfuqizojmë ligjin aktual të tatimit në pronë, që të mos ketë barrë të papërballueshme mbi qytetarët dhe bizneset. TVSH-në nuk do ta paguajnë më në kufi, por pas shitjes, reformë e madhe dhe më se e nevojshme për bizneset. Bizneset e vogla me deri në 10 mijë euro qarkullim, nuk do të paguajnë tatim e ato me qarkullim deri në 30 mijë do të paguajnë tatim vetëm mbi fitimin real. Bizneset e reja do t’i mbështesim me kredi dhe subvencione dhe do të zhvillojmë burime alternative të financimit, duke përfshirë edhe tregun e kapitalit”, ka premtuar Hamza.



Të tjera
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Të akuzuarit për su*lmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave shtetërore të Serbisë
Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izr@elit