Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka zgjedhur 23 futbollistët që do të jenë në protokoll për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Zvicrës.
Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin e fundit të Grupit B, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi i Fodas ka mundësi kualifikimi nëse fiton me rezultat të thellë 6-0, por një gjë duket e pamundur së paku në letër.
Kështu, trajneri gjerman ka vendosur t’i “ruajë” disa futbollistë që rrezikojnë të ndëshkohet me karton të verdhë dhe të mungojnë në ndeshjet e ‘play-off’-it.
Sipas përditësimit të fundit nga faqja zyrtare e UEFA-s, dy yjet titullarë si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk janë në listën e ndeshjes ndaj Zvicrës dhe arsyeja e vetme është që rrezikojnë të mungojnë nëse marrin edhe një karton.
Në vend të këtyre dy lojtarëve në listë janë rikthyer Lindon Emërllahu dhe Baton Zabërgja, të cilët nuk ishin në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Përveç Avdullahut dhe Hajdarit, edhe tre tjerë nuk janë pjesë e listës. Faton Maloku ia lë vendin Arijanet Muricit të rikthyer nga suspendimi, teksa Leard Sadriu dhe Meriton Korenica mbesin në tribunë edhe për këtë ndeshje.





Të tjera
Shkaktarët më të shpeshtë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit
Pas Osmanit, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë takon Kurtin
UÇK nuk ishte te*rroriste, janë njerëz që lu*ftuan kundër një regjimi të padrejtë