Analisti amerikan Charles Kupchan tha në emisionin Balkan Talks se sjellja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj SHBA bëhet për të fituar popullaritet, por kjo mund t’i kushtojnë në planin afatgjatë.
“Pika kyçe e gjithë kësaj është ku SHBA do qëndrojë kundrejt Kosovës, si do veprojë për të ruajtur influencën në Ballkan kur kemi pushtimin rus të Ukrainës. SHBA duhet të plotësojnë boshllëqet që po shfrytëzohen nga Rusia dhe Kina në Ballkan, kryesisht në Serbi dhe Bosnjë.
Nëse SHBA nuk do ta mbështesë Kosovën, nëse kryeministri i saj duket se nuk është shumë i dobishëm, në të njëjtat rrethana ndodhet edhe Netanjahu apo Zelensky që duan të shfaqen më autonomë në vendimet e tyre, në plan afatgjatë kjo do ketë më shumë kosto se avantazhet në marrëdhëniet me SHBA”, tha ai.



Të tjera
Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë
Mos emërimi i anëtarit të dytë në KQZ cenon demokracinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve
Zgjedhjet e vetmja zgjidhje për të ecur përpara