Befason Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Një koalicion qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pakicat jo serbe, do të ishte stabil dhe do të mundësonte edhe zgjedhjen e presidentit në vitin e ardhshëm.

Kjo është formula e zgjidhjes së krizës politike sipas juristit Azem Vllasi.

Ai në emisionin “InfoNata”, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka treguar qartë se duhet një qeveri e koalicionit.

Vllasi ka thënë se në këtë koalicion LDK do duhet të merret postin e kryetarit të Kuvendit ose zëvendëskryeministrit të parë.