Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot, transmeton KosovaPost.
“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë”.
“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Të tjera
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
Shqetësime për cilësinë e ushqimit, flasin Hoxha e Kaçaniku
Shpërthejnë protestat në Francë, më shumë se 50 të arrestuar