Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Halim Qallapeku, Bedri Bazaj dhe Ramiz Bazaj sot janë mbajtur homazhe përkujtimore pranë varrezave të tyre, transmeton KosovaPost.
Komuna e Drenasit, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në këto homazhe morën pjesë kryetari i këtij qyteti, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë komunalë, familjarë të dëshmorëve, si dhe bashkëluftëtarë të tyre.
“Për dëshmorin Halim Qallapeku, homazhet u zhvilluan në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, ndërsa për dëshmorët Bedri Bazaj dhe Ramiz Bazaj, si dhe për martirin Shaban Qallapeku, homazhet u bënë në varrezat e dëshmorëve në Tërstenik”.
“Gjatë ceremonisë, u vlerësua lartë sakrifica dhe kontributi i këtyre bijve të kombit për liri dhe atdhe, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i gjallë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë