Behrami: Thaçi e të tjerët u maltretuan në Hagë, sepse s’kishin shtet që i mbronte

Në emisionin Kosova Live, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për rastin e fundit të raportuar mbi keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se prej katër vitesh, sa herë që është tentuar të flitet për shkeljet ndaj të akuzuarve, është përdorur justifikimi se “po ndërhyhet në drejtësi”.

“Në fakt, kjo ka qenë mekanizëm për të fshehur dështimin e shtetit të Kosovës dhe institucioneve të tij,” theksoi Behrami.

Sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët janë maltretuar në Hagë pikërisht sepse nuk kanë pasur shtet që i mbronte.

“Atyre u janë shkelur të drejtat e njeriut, janë braktisur nga shteti, ndërsa avokatët janë larguar pikërisht për shkak të mos financimit nga shteti”.