Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, duke nderuar sakrificën e atyre që ranë për lirinë e vendit, raporton GazetaBlic.
Ai vizitoi gjithashtu Kullën e UÇK-së, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe nderimit të vlerave të luftës çlirimtare, duke shprehur mirënjohje të përhershme për dëshmorët.
Postimi i plotë:
Fortesë. Qëndresë. Jetë.
Sot bëmë vizitë dhe homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, duke u përkulur me respekt para sakrificës të atyre që dhanë jetën për lirinë.
Atje ndjemë lidhjen e pashkëputshme me historinë dhe me jetët e papërsëritshme që nuk kursyen asgjë për atdheun.
Vizitën e vazhduam në Kullën e UÇK-së, ku në momente heshtjeje dhe reflektimi u përballëm me peshën e sakrificës dhe madhështinë e guximit, duke na kujtuar edhe njëherë se duhet ruajtur dhe nderuar vlerat e luftës çlirimtare.
Përjetësisht mirënjohës!
LAVDI!



Të tjera
Fëmijët që hanë peshk lexojnë më mirë
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista me kandidatë për deputetë e Listës Serbe
Bekë Berisha viziton Drenocin: Një përkujtim se trashëgimia jonë kulturore është forcë dhe frymëzim për të ardhmen