Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
‘’Janë mashtrime populiste sikur bashkimi kombëtar i Kurtit edhe kjo ashtu diçka’’ thotë ai.
Për Berishën, kjo gjë as nuk pritët të ndodhë dhe se është rrenë e kulluar.
‘’As nuk pritët më ndodhë as nuk do të ndodhë kjo është rrenë e kulluar’’ potencoj ai.
Deputeti i AAK-së, thotë se Qeveria Kurti edhe ata ushtarët e FSK-së i ka lënë pa ushqim, e lëre më të bëjnë ushtri të detyrueshme.
‘’Edhe ata ushtarë që i kemi i kanë lënë pa bukë e po bëjnë ushtri të detyrueshme nuk janë të zot me mbajte as këtë ushtri që e kemi’’ potencoj Berisha.



Të tjera
Përdorni xhenxhefil në menynë e mëngjesit
Bologna “shokon” Interin, e mposht dhe arrin finalen e Superkupës
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues