Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka vizituar Drenocin e Malishevës, duke nderuar trashëgiminë e rapsodëve të njohur Sali, Feriz dhe Ali Krasniqi, raporton GazetaBlic.
Ai bëri homazhe në varrezat e tyre dhe vizitoi odën e Ali Krasniqit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe artit shqiptar si forcë dhe frymëzim për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Histori. Nderime. Trashëgimi.
Drenoci i Malishevës sot na priti me shpirt dhe kujtime.
Ditën e filluam me vizitë në varrezat e Salih, Feriz e Ali Krasniqit, njerëz që na dhanë vargje dhe nota të paharrueshme, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme për kulturën dhe artin tonë.
Më pas, hapëm dyert e odës së Ali Krasniqit, ku u pritëm me ngrohtësi dhe këngë, duke ndjerë frymën e gjallë të atyre që kanë trashëguar emrat dhe artin e tyre.
Drenoci sot ishte një udhëtim në kohë, një kujtesë e gjallë e vlerave tona, dhe një përkujtim se trashëgimia jonë kulturore është forcë dhe frymëzim për të ardhmen.



Të tjera
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
PZAP-ja refuzon ankesën e Vakatit për kandidaten Ena Krasniqi
Kjo është mënyra më e mirë për të kërkuar falje nëse jeni vonë…