Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është përmendur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila përgjatë bisedës së saj me Slavko Simic, ka thënë se prokuroria e Kosovës duhet të merret dhe të hetojë deklaratën e Kusari-Lilës dhe bashkëpunimin me Radojiçqin, shkruan Express.
“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe”, ka shkruar Haxhiu.
“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C
Bakteria që shkakton probleme në stomak