Kosova ka hyrë në një mentalitet bllokues për shkak të Albin Kurtit, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.
Ai në seancën për votimin e qeverisë së re, tha se nuk ka vota për Glauk Konjufcën kryeministër, derisa theksoi se po tentohet të zgjidhet si kryeministër si i marrë peng nga Albin Kurti, raporton KosovaPress.
Ismaili: Kurti ka marrë peng Konjufcën, Kosova e di se nuk do të ishte në realitet kryeministër
“Krejt çka i intereson zotërisë Kurti është se si me ia lënë fajin ish-opozitës. Prandaj kjo seancë është farsë me një kandidat që e dinë edhe vet që s’mundet të luajë rolin e kryeministrit edhe me i pas votat për qeveri. Si mundet me qenë dikush kandidat për kryeministër që ia vendos dikush tjetër emrat e ministrave dhe ai s’ka të drejtë me propozuar asnjë emër për ministër? Ky është tregues i mjaftueshëm se çfarë kandidati për kryeministër është. Po ashtu tregon se zotëri Konjufca është marrë peng dhe në krye të qeverisë propozohet dikush që krejt Kosova e dinë se nuk është kryeministër në realitet. Kërkohet vota e deputetëve me legjitimuar marrjen peng të zotëri Konjufcës… Vota e PDK-së do të jetë kundër, por po ashtu jemi të vetëdijshëm se kjo seancë nuk është për t’u zgjedhur kryeministri, por për t’u fajësuar ish-opozita”, tha ai.
Ismaili: Kurti e ka futur Kosovën në një mentalitet bllokues
“Kosova ka hyrë në një mentalitet bllokues dhe arkitekt i këtij mentaliteti bllokues është zotëri Kurti. Është dëshpëruese me pa Kuvendin në këtë mentalitet bllokues se dhjetë muaj”, theksoi Ismaili.



Të tjera
“Krijimi i familjes është detyrë ndaj vetes dhe krijuesit”, debat tejet interesant mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4
Bia Khalifa rrëzohet pas daljes nga pishina, zbulon më shumë se ç’duhet gjersa ishte e zhveshur
Nisin flirtet e para në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Edi i vardiset Dolces