Ambasadori belg në Kosovë, Gregoire Cuvelier, me rastin e Ditës së Mbretit, tha se Belgjika është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në integrimin evropian.
Ai me këtë rast përkujtoi faktin se Belgjika dhe Kosova kanë bashkëpunime në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, raporton kp.
“Në shkurt të vitit 2008, Belgjika e njohu pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, më 24 shkurt. Që nga ajo kohë, Belgjika ka qenë një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, më lejoni të përmend bashkëpunimin tonë shumë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, një çështje që trajtohet nga një atashe e Policisë Federale, Eva Mielnicki, e cila është sonte këtu me ne. Më lejoni gjithashtu të përmend se një pjesë e këtij bashkëpunimi zhvillohet përmes projektit evropian APEC, oficerët e projektit të të cilit janë gjithashtu sonte këtu me ne. Dhe më lejoni të përgëzoj autoritetet e Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Brendshme, si dhe të Policisë dhe Gjyqësorit të Kosovës, të cilët janë partnerë konstruktivë dhe efektivë të autoriteteve belge në këtë fushë. Muajt e fundit janë karakterizuar nga kontakte të shumta në nivel të lartë ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova dhe Belgjika ndajnë vlera të përbashkëta dhe se marrëdhënia mes dy vendeve është e bazuar në një ekuilibër demokratik.
Në pritjen me rastin e Ditës së Mbretit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, zyrtarë të ndryshëm politike si dhe diplomatë të akredituar në Kosovë. Në ceremoni të pranishmit patën mundësinë edhe të shijojnë birrën belge, e njohur për cilësinë dhe traditën e saj shekullore, e pranuar në UNESCO më 2016, ndërkaq Belgian Brew Import është kompania e parë në Kosovë e specializuar ekskluzivisht në importimin e birrave artizanale belge, nën mbikëqyrjen e Berks Group nga Belgjika.



Të tjera
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten
Shqipëria për herë të parë në Play Off të një Botërori
Konsumimi i mishit të përpunuar i bën keq zemrës