Anglia ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ pas shumë vuajtjesh ndaj Zvicrës.
Pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 1-1 me Anglinë që u desh të barazonte pas epërsisë së helvetikëve.
Jude Bellingham ishte i saktë nga 11 metra, derisa ai është pyetur rreth penalltive të shënuara, duke thënë se ka të bëjë me besimin dhe mentalitetin.
“Penalltitë janë çështje mentaliteti, por edhe stërvitjeje. Unë besoj se kjo skuadër është shumë në rregull me mentalitetin, pasi është pikërisht mentaliteti që na ka mbajtur në lojë gjatë këtij evropiani”.
“Unë i besoj vetes sime dhe rutinës sime të përditshme në stërvitje, i besoj këshillave të trajnerit dhe stafit”, u shpreh Bellingham.
Në gjysmëfinalen e madhe Kombëtarja e Anglisë do të përballet me Holandën të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia