Ish-trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka folur për kohën e tij në klubin mbretëror duke thyer heshtjen rreth largimit të tij.
Trajneri spanjoll ka folur për Real Madridin dhe largimin e tij nga Los Blancos në një intervistë për MBC Masr 2 në Egjipt.

“Nuk është e vërtetë që u largova nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh; ai është një lojtar i madh dhe një fenomen”, ka thënë fillimisht Benitez.
“Unë u largova për shkak të disa çështjeve të brendshme brenda klubit, por ata nuk kishin të bënin me Ronaldon”, përfundoi trajneri spanjoll.



Të tjera
Japonia e gatshme për pastrimin e minave në Hormuz nëse ka armëpushim
4 “fuqi” që i kanë personat beqarë
Pas 36 viteve, familja Bunjaku rikthen banesën në veri të Mitrovicës e uzurpuar nga një serbe