Kreu i PD, Sali Berisha, ka lajmëruar nisjen e protestave kombëtare, që ai i cilësoi se do të jenë të fuqishme dhe kanë për synim rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Ramës.
Në foltoren e mbajtur para Kryeministrisë ditën e 35-vjetorit të lëvizjes studentore, lideri i opozitës tha se një nga shumë të këqijat që ka sjellë qeverisjes së Ramës është largimi nga vendi i pjesës më të madhe të të rinjve.
“Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë. Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.
Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë. Nderim studentëve liberatorë”, tha Berisha./euronews.al



Të tjera
Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë
6 shenja të qarta që jeni lodhur mendërisht
Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës