Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në veri.
Ai ka thënë se kjo video paraqet fillimin e fushatës elektorale të VV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo është një reklamë e re me pallavra të vjetra.
“Albini përmes një video për analfabetët e vetë, e paska filluar fushatën me pallavra të vjetra dhe reklama të reja. Urën e Saradranit dhe eksursionet me gjipa të zi, me gjasë e paska lën për videon e radhës. Mirë është puna”, ka shkruar Berisha.
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës