Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nikaj ka thënë se do të fokusohet në mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe punët e tjera që sipas Nikajt do të shpiejnë drejt fitores.
“Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të përshpejtuar evropian. Unë do të jem këtu çdo ditë për të çuar përpara këtë vizion, me punë, me ide dhe me përkushtim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Teksa po finalizojmë listën kandiduese për zgjedhjet e 28 dhjetorit, dëshiroj të ju njoftoj se këtë radhë kam vendosur të mos garoj, por të fokusohem plotësisht në angazhimet që kam për mbarëvajtjen e fushatës, në përgatitjen e programit elektoral dhe në punën tonë të përbashkët drejt fitores më 28 dhjetor.
Jam plotësisht i përkushtuar t’i ndihmoj kryetarit Bedri Hamza dhe gjithë ekipit tonë që të prezantojmë një platformë moderne, profesionale dhe të besueshme për të ardhmen e Kosovës.
Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe integrim të përshpejtuar evropian.
Unë do të jem këtu çdo ditë për të çuar përpara këtë vizion, me punë, me ide dhe me përkushtim.
U dëshiroj shumë fat dhe suksese kolegëve të mi në listën e kandidatëve. Secili prej tyre përfaqëson punën, përkushtimin dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë më të mirë.
Jam i bindur se, së bashku, do të zhvillojmë një fushatë dinamike e dinjitoze dhe do të jemi zëri i qytetarëve kudo në vend.



Të tjera
Jashari dhe klubi i tij të parët në Ukrainë, kosovari shënon gol
Ne vendosim vetë për rregullat tona
Xhaka ia “thyen” shtyllën Cityt (VIDEO)