Besiktasi ka filluar operacionet e transferimeve. Bardhezinjtë duan të shtojnë një qendërsulmues në skuadër dhe tani kanë në agjendën e tyre, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili la gjurmë në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces në të kaluarën.
Qendërsulmuesi prizrenas me përvojë, i cili është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit spanjoll, Mallorca, ka një shans për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë me një vendim surprizë pas saktësisht pesë sezonesh.
Besiktasi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ardhshëm thuhet se ka përveshur mëngët për një transferim të një qendërsulmuesi dhe Muriqi është bërë pjesë e agjendës së tyre, pasi pritet të ndajnë rrugët me Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Aksam, Besiktas po përgatitet të bëjë një lëvizje për Muriqin, i cili e njeh mirë kampionatin turk dhe është i prirur për lojën në grup.
Ky medium shton se prizrenasi është i etur të luajë përsëri në Superligën e Turqisë, pasi kishte thënë më parë në një intervistë se mund të vlerësonte ofertat që vijnë nga ky vend.



Të tjera
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo