Qeveria në detyrë ka marrë vendim për pezullimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, pas ngritjes së një aktakuze ndaj tij për një rast korrupsioni.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten dhe u votua unanimisht nga kabineti qeveritar.
Aktakuza ndaj Kamberajt është ngritur muajin e kaluar, dhe përfshin akuza për kryerjen e një vepre penale gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare. Në të njëjtën çështje është i përfshirë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i cili po ashtu përballet me të njëjtën akuzë.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit