Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet e Haxhit 2025.
BIK bën të ditur se besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj.
“Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë