Super finalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po vazhdojnë me sfida interesante.
Garat shtesë kanë dhuruar emocione, dramë dhe adrenalinë.
Trepça dhe Bashkimi kanë dhuruar spektakël e kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.
‘Xehetarët’ po avancojnë me seri 2:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e Kosovës.
Në sfidën e tretë në Prizren, fituan mitrovicasit bindshëm 71:88 për të pasur epërsinë e terrenit në finale.
Trepça synon fitore për të qenë më afër mbrojtjes së titullit, ndërsa Portokallezinjtë për të barazuar serinë në 2:2 dhe për të rikthyer epërsinë e terrenit.
Kujtojmë se në gjysmëfinale, Bashkimi eliminoi Pejën 3:1, ndërsa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën po ashtu 3:1.
Trepça dhe Bashkimi ishin përballur edhe në finalen e Kupës në Prishtinë, ku fituan ‘Xehetarët’, që gjithashtu kanë fituar edhe Superkupën këtë edicion.
Orari
E mërkurë: 19:00 Trepça – Bashkimi



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së