Një person i moshuar ka humbur jetën pas rënies në hapësirën ku vendoset ashensori në një ndërtesë në ndërtim në Fushë Kosovë.
Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
“Në orën 13:47 kemi pranuar një lajm se një person i moshuar ka rënë në një pusetë në një ndërtesë në ndërtim e sipër, pra në hapësirën ku vendoset ashensori. Ka rënë nga lartësia. Zjarrfikësit kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë dhe e kanë dorëzuar te organet kompetente. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë”, tha ai.
Shkodra shtoi se dyshohet se i ndjeri nuk ka qenë punëtor, por kalimtar i rastit.
Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot në stacionin policor të Fushë Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Agron Rrahmani, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të tjera
Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së
Mesazh diplomatik: Kancelari gjerman i sugjeron Kosovës dhe Serbisë të punojnë më shumë drejt normalizimit
Detaje ekskluzive nga përleshja me armë në Podujevë – babë e bir shtinë me armë pas konfliktit me tre persona, një i lënduar (EMRAT)