Pas ndërprerjes së shiut, situata në Komunën e Gjilanit është stabilizuar dhe niveli i ujit ka nisur të bjerë. Të martën, reshjet e dendura shkaktuan vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në disa zona.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ekipet komunale, ishte në terren gjatë gjithë ditës për monitorimin dhe menaxhimin e situatës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të evitojnë zonat ku është rritur niveli i ujit, përfshirë rrugën Malishevë–Gjilan, Livoçin e Poshtëm e të Epërm dhe rrugën “Enver Miftari”, njofton zyra për informim e kësaj komune.
Komuna bënë të ditur se u ka kërkuar qytetarëve kujdes të shtuar dhe raportim të çdo rasti emergjent në numrin 112, duke theksuar se monitorimi i terrenit po vazhdon.



Të tjera
Si të shmangni ftohjet dhe gripin gjatë punës në zyrë
“Unë jam shqipe nga Kosova”, FFK ndan videon spektakolare të lojtarëve nga zhveshtorja pas fitores së madhe
U shembën si një shtëpi prej letrash