Luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Europa League, dy përballje me intensitet të lartë: United e Tottenham janë favoritë për finalen, por Bodø/Glimt nuk ka thënë fjalën e fundit, ndërsa Bilbao ka mision thuajse të pamundur.
Manchester United – Athletic Bilbao
Manchester United është pranë finales së Europa League pas fitores dominuese 3-0 ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e parë, pikërisht në stadiumin ku do të zhvillohet finalja – San Mamés. Edhe pse kanë një avantazh të madh, skuadra e Ruben Amorim nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme, duke treguar luhatje si në humbjen 4-3 ndaj Brentford në Premier League.
Historiku i United është në favor të tyre: kanë kaluar çdo herë fazën kur kanë fituar ndeshjen e parë jashtë fushe në Europë (20 raste). Athletic vjen në ‘Old Trafford’ pa disa nga lojtarët kryesorë si Nico e Iñaki Williams dhe Oihan Sancet dhe nuk kanë fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe në këtë kompeticion.
Fakt interesant: Tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të United në shtëpi në Europa League kanë parë të dyja skuadrat të shënojnë.
Bodø/Glimt – Tottenham
Bodø/Glimt shpreson të përmbysë disavantazhin 3-1 ndaj Tottenham, ashtu siç ka bërë më parë në këtë turne – duke humbur jashtë fushe por fituar bindshëm në shtëpi. Ata kanë një rekord të shkëlqyer në shtëpi këtë vit: 6 fitore radhazi me më shumë se një gol diferencë, përfshirë edhe ndaj Lacios.
Tottenhami do të udhëtojë në Norvegji pa James Maddison, ndërsa Solanke dhe Son Heung-min janë në dyshim. Ky do të jetë rikthimi i trajnerit Postecoglou në Bodø, ku pësoi humbje me Celtic në vitin 2022, por këtë herë vjen më i përgatitur dhe me një avantazh të qartë.
Fakt interesant: Tottenhami ka kaluar 18 nga 21 herë fazën kur ka fituar ndeshjen e parë në Europë.s.n.



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë