Bota sportive është në pritje të një tjetër ndeshje epike mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Një tjetër El Clasico spektakolare.
Më 26 prill në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës këta dy gjigantë takohen në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Ditën e sotme drejtuesit e të dy klubeve kanë pasur një takim me Federatën e Futbollit të Spanjës, ku është vendosur që çdo klub të marrë 26.031 bileta.
Federata hoqi dorë nga kuota e biletave vetëm për t’i kënaqur tifozët e Barçës dhe Realit, të cilët së bashku do të kenë 80 për qind të kapacitetit të stadiumit për këtë finale.
Çmimet e biletave variojnë nga 72 deri në 270 euro.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik