Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka zbuluar në A2CNN detaje nga biseda që zhvilloi Donald Trump me Edi Ramën dhe Osmanin.
Në emisionin “Rretheqark”, Çollaku pohoi se tre liderët kanë folur për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK.
“Unë konfirmoj se biseda private ka qenë lidhur me drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Janë diskutuar tema sensitive dhe të rëndësishme. Mendoj që nuk është koha për t’i bërë publike të gjitha. Presidentja do i bëjë publike në një moment të dytë, për të mos lënduar proceset”, tha Çollaku.
“Janë diskutuar në mënyrë specifike disa çështje, të cilat në një moment tjetër mund të bëhen publike”, shtoi Çollaku.
Sipas tij, “Trump është një President i paparashikueshëm, kështu që mund të kemi surpriza positive”.
“Osmani sot ka patur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nesër parashikojmë takime në nivele të tjera të rëndësishme politike dhe do të ketë lajme shumë të mira”, u shpreh Çollaku.
/A2/



Të tjera
Pastruesi i fuqishëm i kolesterolit, me 2 përbërës
Canaj: Rama e di mirë kur i hap temat, veproi drejt për Gjykatën Speciale
Tajvan, të afërmit rrëmbejnë gjyshin 102-vjeçar nga spitali për mos t’ia lënë pasurinë gruas së tij të re