Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar sot me Presidenten Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.
Hargreaves ka thënë se me Osmanin ka folur për nevojën urgjente që Kosovës t’i rikthehet stabiliteti politik, shkruan Reporteri.net.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive dhe të respektueshme për të gjetur zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet vendi.
“Sot bisedova me Presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat vendore dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar Hargreaves.



Të tjera
Konjufca takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për dialogun dhe zhvillimet rajonale
Partneriteti Kosovë-Mbretëri e Bashkuar mbetet një shtyllë e fortë e zhvillimit tonë demokratik
Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente