Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka mirëpritur bursistët e raundit të XIV të Skemës së Profesionistëve të Rinj (YCS). Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, transmeton KosovaPost.
Bëhet e ditur se bursistët, të diplomuar në universitete prestigjioze evropiane, do t’i bashkohen administratës publike në fusha kyçe si integrimi evropian, drejtësia, diplomacia dhe administrata publike.
Bislimi u shprehu mirëseardhje të rinjve duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit të tyre në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve, si dhe u zotua se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për këtë program, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Skema YCS financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA, me kontribut edhe nga Qeveria e Kosovës.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta