Bislimi në darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin

Bislimi në darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin

Pas Kopenhagës, mbrëmë zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, udhëtoi drejt Berlinit, ku pati një darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin dhe përfaqësues të Qeverisë Gjermane, transmeton KosovaPost.

Në kuadër të kësaj darke pune të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, u bisedua mbi progresin e vendit përgjatë viteve të fundit, rrugën drejt integrimit evropian, zhvillimin ekonomik dhe procesin e dialogut.

“Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi për progresin ekonomik dhe rritjen konstante prej mesatarisht 6%, që Kosova e ka pasur gjatë këtij mandati qeveritar, për avancimin në sundim të ligjit, zbatimin e reformave në kuadër të agjendës së reformave evropiane, si dhe për përmirësimin në rankime ndërkombëtare, të cilat e reflektojnë këtë progres”, thuhet në njoftim.