Bisedimet për dinarin sërish pa rezultat, kryenegocatori Bislimi: Serbia ka qëndrime shqetësuese

Bislimi njofton vendimin e BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pranuar një letër zyrtare nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, përmes së cilës njoftohet se Komisioni Evropian ka vendosur të heqë shumicën e masave ndaj Kosovës, përcjell KosovaPost.

Sipas Bislimit, vendimi lidhet me projekte në kuadër të programeve IPA, me një vlerë totale prej 34.6 milionë euro. Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë insistuar vazhdimisht për heqjen e këtyre masave dhe e mirëpriti këtë hap të radhës nga ana e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Bislimi nënvizoi se procesi duhet të vazhdojë sa më shpejt me heqjen e plotë të të gjitha masave të mbetura. Sipas tij, nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të vazhdojnë të jenë në fuqi, veçanërisht pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri, i cili është realizuar në mënyrë ligjore dhe të qetë.

Postimi i plotë: