Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, duke theksuar mundësitë për thellim të bashkëpunimit veçanërisht në fusha si teknologjia, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Në fokus të diskutimit ishin pritshmëritë për vitin 2026, ku Bislimi foli për objektivin e Kosovës për avancimin në rrugën e integrimit evropian, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat, si dhe rëndësinë e përparimit në lidhje me Këshillin e Evropës dhe NATO-n.
Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.



Të tjera
Nxit ngopjen dhe ngadalëson metabolizmin, ky është fruti më i mirë për një bark të sheshtë
Bekë Berisha zgjedhet kryetar i KB Sigal Prishtina
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën