Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Sipas njoftimit, Bislimi dhe Frangeš kanë diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.
“Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Trump paralajmëron Iranin përpara negociatave në Oman
11 viktima dhe miliarda euro dëme pas stuhive katastrofike
Krasniqi: Hasan Shala u ka shërbyer atyre që i dhanë pushtet për t’i arritur majat në drejtësi