Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, vijoi agjendën në Kopenhagë përmes takimit me deputetë të Parlamentit të Danimarkës, ku bashkëbisedoi me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen.
Zëvendëskryeministri i informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik.
Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.



Të tjera
Barcelona e regjistron Cancelon, zbulohet numri i fanellës dhe data e prezantimit
Kryeqyteti fillon vlerësimin e dëmeve nga vershimet
Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhj