Shoqata “Bizneset e Vogla” ka njoftuar se të hënën nga ora 10:00 do të organizojnë protestë përpara Komunës së Protestës.
Sipas kësaj shoqate, ata do të protestojnë kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive e të padrejta nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla.
“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.
Tutje, “Bizneset e Vogla” i ftuan të gjithë anëtarët, qytetarët dhe përkrahësit që të marrin pjesë në protestën që do të organizohet të hënën.



Të tjera
Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë