Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në shenjë nderimi dhe kujtimi për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka shpallur konkursin letrar me temën “Epopeja e UÇK-së”. Ky konkurs vlen për nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Kosovës.
Sipas njoftimit të BKK-së, të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se konkursi shpallet për këto tri lloje të krijimtarisë letrare: Ese, poezi, tregim dhe se krijimet duhet të kenë përmbajtje të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.
“Punimet duhet të jenë me emër dhe mbiemër të autorit/es, të emrit të shkollës dhe të komunës dhe duhet të përcillen në emailin [email protected]. Shpallja e tre vendeve të para nga anëtarët e komisionit do të bëhet me datë 6 mars në orën 13.00 në hollin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’. Fituesit do të shpërblehen me dhurata simbolike, kurse pjesëmarrësit me mirënjohje. Afati për konkurrim është nga 20.02.2026 deri më 28.02.2026”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Studimet zbulojnë që migrena lidhet me sëmundjet e zemrës
Konjufca takohet me Sorensenin, flasin për ecurinë e dialogut me Serbinë
Kolonët izraelitë i vënë flakën xhamisë në Nablus, Palestina e quan aktin “barbari raciste”