Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në komunën e Dollnenit ka theksuar se fuqia e bashkimit dhe besimi i qytetarëve po e bëjnë gjithnjë e më të prekshëm vizionin për zhvillimin e kësaj komune. Në takimet e mbajtura me banorët e Dollnenit, Debreshtit dhe Zhitoshës, ai, së bashku me Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin, ndau përkushtimin për qeverisje lokale të bazuar në zhvillim, ndershmëri dhe drejtësi.
Mexhiti theksoi se kandidati për kryetar komune, Blerim Islami, përfaqëson “energjinë e re dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me përgjegjësi e transparencë”, duke e cilësuar atë si garancinë e ndryshimit të vërtetë në Dollnen.
“Vizioni ynë është i qartë: një komunë që punon për çdo fshat, për çdo familje, me zhvillim të barabartë dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e njerëzve,” – deklaroi Mexhiti, duke shtuar se më 2 nëntor ky vizion do të kthehet në realitet, sepse “kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal.”/shenja



Të tjera
Kryeministri Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë
Presidentja kërkon kompromis: Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet
Gjykata Speciale pa monitorim përkatës