Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ndaj bllokimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka kritikuar liderët politikë për mungesë përgjegjësie në një moment vendimtar për vendin, duke i akuzuar se po bëhen pengesë për lirinë e fituar me gjak.
Megjithatë, Mustafa shpreh shpresën për ndërtimin e një qeverie që rikthen besimin dhe stabilitetin në Kosovë.
Postimi i plotë:
Kur vendi ka nevojë për bashkim e veprim, e liderët zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë, ndarjen në vend të unitetit, atëherë ata vetë bëhen pengesë e lirisë së fituar me gjak dhe flijim. Por shpresa nuk shuhet. Nga zgjedhjet që sollën këto rezultate, dalin mundësi të mëdha për të ndërtuar një qeveri që rikthen normalitetin, forcon sigurinë, garanton drejtësinë, nxitë zhvillimin dhe ringjall besimin e qytetarëve në shtet. Le të shërbej kjo mundësi si rritje për guxim, përgjegjësi dhe veprim.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Mediet sociale, armiku i trurit tuaj
Mys, filozofia suedeze për të qenë të lumtur në shtëpi gjatë dimrit
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit