Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pak para mbajtjes së seancës së 26-të radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka deklaruar se për situatën aktuale në vend nuk është përgjegjëse vetëm qeveria, por edhe opozita, të cilën e cilësoi po ashtu si palë të votuar nga qytetarët.
“Pyetja duhet të bëhet edhe për opozitën, edhe ata janë votuar, edhe ata kanë përgjegjësi. Është përgjegjësi e përbashkët, kur vjen te qeveria e përbashkët është temë tjetër”, tha ajo.
Bogujevci komentoi edhe debatet për procedurat e votimit në Kuvend, duke theksuar se nuk ka ndalesë ligjore për kalimin nga votimi i fshehtë në atë të hapur.
“Nuk ka në asnjë vend ku thuhet se kalimi i votimit nga i fshehtë në të hapur nuk lejohet. Rregullorja thotë se mund të votohet në formë të fshehtë apo të hapur”, theksoi deputetja nga Vetëvendosje.



Të tjera
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
“Turistët snajperistë”, kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?
Magnezi, një mineral pa të cilin organizmi nuk mundet