Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka folur për siç ka thënë ajo `sulmet e fundit që i janë bërë në aspektin politik`, duke theksuar se në këto sulme po shfrytëzohet e kaluara dhe dhimbja e familjes së saj, viktima civile gjatë luftës.
Ajo ka thënë se “ka arritur në pikën që nuk ka të bëjë më me mua, por me çështjen e familjes sonë dhe atë që ka ndodhur gjatë luftës. Është mohuar plotësisht një pjesë e historisë sonë si viktima civile, ndërsa ata përpiqen të më sulmojnë në aspektin politik”.
Bogujevci ka shtuar se sfidat politike janë pjesë e betejave që mund të ndodhin, por kjo nuk do të thotë që dhimbja dhe historia personale duhet të përdoren si armë në këtë luftë. “Politikisht, mund të ketë dallime dhe beteja, sulmoni sa të doni, por nuk duhet të shfrytëzohet kjo pjesë e të kaluarës sonë,” ka thënë ajo.
Ajo ka përmendur edhe fatin e saj që pas luftës është evakuuar në Angli, ku ka gjetur mundësinë për rikuperim dhe përkrahje për betejën për drejtësi. “Unë jam viktimë e luftës, kjo është historia ime. Kam pasur një shtet tjetër mbrapa që më ka përkrahur mua dhe familjen time,” ka përfunduar ajo.
Sipas Bogujevcit, fotografia ka qarkulluar më parë në portale të ndryshme, por pas sqarimeve të saj kishte ndaluar së shpërndari dhe komentuar. Megjithatë, përdorimi i saj nga Ilir Mirena ka qenë i qëllimshëm dhe pa ndjeshmëri, duke mos marrë parasysh se bëhej fjalë për një moment të dhimbshëm personal.
“Reagimi im ka ardhur si rezultat i frustrimit, sepse nuk po respektohen kufijtë, sidomos nga gazetarë hulumtues që injorojnë ndjeshmërinë dhe sigurinë e asaj fotografie,” ka thënë ajo, duke shtuar se mënyra se si kjo çështje është trajtuar nga Mirena dhe disa analistë të tjerë e bën të besojë se bëhet fjalë për një fushatë të organizuar kundër saj.
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator