Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka treguar se ata kanë huazuar një varg nga akademikja dhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi për EP-në e tyre të re.
Irlandezi rrëfeu ngazëllimin për publikimin e këngëve të reja në ‘Days of Ash’ dhe aty mori mundin të përmendë Ypin.
“Këto këngë të EP-së nuk mund të prisnin; atyre s’u durohej për të dalë në botë. Janë këngë sfide dhe trishtimi, këngë vajtimi”, ka thënë Bonoja për NME-në.
“Këngët e festës do të vijnë më pas, po punojmë për to tani… sepse, pavarësisht gjithë gjërave të tmerrshme që i shohim të normalizuara çdo ditë në ekranet tona të vegjël, nuk ka asgjë normale në këto kohë të çmendura dhe çmendëse, dhe ne duhet t’u dalim përballë para se të mund të rikthejmë besimin në të ardhmen. Dhe te njëri-tjetri”.
‘Nëse ke një mundësi për të shpresuar, e ke për detyrë…’ është një varg që e kemi huazuar nga Lea Ypi’”, ka përfunduar Bonoja.
“Një e qeshur do të bënte mirë gjithashtu. Faleminderit”.



Të tjera
Tatuazhet që bëhen në mënyrë digjitale dhe fshihen pas disa ditësh
Trepça mund rivalin e përbetuar dhe vazhdon ecurinë pa humbje
Jemi të hapur për forcë paqeruajtëse në G@za, por refuzojmë çdo ndërhyrje në “punët e brendshme”