Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, raporton Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe diplomatë nga disa vende pjesëmarrëse.
Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes dhe synon të trajtojë rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas armëpushimit, megjithëse planet janë ende në faza të hershme dhe mund të ndryshojnë.
Bordi i Paqes u krijua në fund të janarit nga presidenti Donald Trump, i cili do ta udhëheqë atë.
Para takimit të Bordit të Paqes, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me liderin amerikan në Shtëpinë e Bardhë më 18 shkurt, një ditë para konferencës.
Takimi ka gjithashtu për qëllim të ngrejë fonde për rindërtimin e Gazës, ndërsa situata në terren mbetet e paqëndrueshme, megjithëse vazhdon armëpushimi.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Davos, ku ka nënshkruar dokumentin si shtet themelues i Bordit të Paqes.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane