Shkruan: Hysamedin Feraj
Për opozitën, Kosova ka shënuar vetëm rënie gjatë qeverisjes Kurti. Për institucionet prestigjioze botërore, Kosova ka shënuar ngritje në ekonomi, demokraci dhe mirëqenie. Opozita është kundër gjithë botës së organizatave prestigjioze, shumëvjeçare, elita e ekspertëve në fushat përkatëse, referencë e shteteve më të fuqishme, pra kundër: Bankës Botërore (BB), Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Eurostatit, Freedom House (FH), Transparency International (TI), Insititutit suedez V-Dem (Varietes of Democracy), UNDP, IRN (International Republican Institut) i SHBA, etj.
EKONOMIA:
BB: ekonomia e Kosovës ka përjetuar përshpejtim të rritjes ekonomike (17.10. 2024);
FMN: Kosova në 3 top vendet në Europë për zhvillim ekonomik – 22.12. 23;
Për opozitën ekonomia është rrënuar!
BB: papunësia ka rënë nga 29.5 % (2020) në 10.5 % (2023)
Për opozitën papunësia është rritur!.
BB: largimi i popullsisë ka rënë nga 15.050 (2020) në 5000 (2023);
Për opozitën largimi i popullsisë është shumëfishuar!
EUROSTAT: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve – 2024;
EUROSTAT: Kosova me energjinë më të lirë në rajon 2024);
Për opozitën Kosova ka çmimet më të larta në botë!
GALLUP: Kosova kryeson në matjet globale për rritje të mirëqenies – gusht 2025 (REL);
Opozita: Kosova kryeson në rritjen e mjerimit!
Saje rezultateve ekonomike të qeverisjes Kurti, këtë vit:
BB parashikon rritjen më të madhe ekonomike në 2025-tën – 13.1.24:
FMN: Kosova do të ketë rritjen rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë – prill 2025;
FMN: Kosova bëhet donatore nga përfituese që ishte – mars 2025;
Opozita: parashikohet mjerimi ekonomik – gjatë vitit 2025!
(me sa duket e ka fjalën se do të rrënohen krerët e opozitës po nuk i futën duart në buxhet);
DEMOKRACIA:
INSTITUTI SUEDEZ V-Dem (Varietes of Democracy): Kosova e para në rajon për përmirësimin e demokracisë – 5.03.23;
Opozita: Kosova ka rënë tashmë në autokraci!
V-Dem: Kosova e para në rajon më pranë BE-së – 2024;
Opozita: Kosova është larguar nga BE-ja!
FREEDOM HOUSE: Kosova ngrihet 4 pikë për të drejtat dhe liritë; e para në rajon, e dyta në botë – 9.3.23;
TRANSAPARENT INTERNATIONAL: Kosova ngrihet 17 vende me lart, nga vendi 104 (2020) në vendin 87 (2024) lidhur me lirinë e medias 9.4.24;
Për opozitën janë pakësuar të drejtat e njeriut, liri a medias, etj.!
IRN: Perceptimi i korrupsionit ka rënë nga 29% në 2021 – në 8 % në 2023;
Për opozitën qeveria Kurti është më e korruptuar se ata!
UNDP: ndjenja e sigurisë së serbëve në Kosovë është rritur 18 % në vitin 2023 krahasuar me 2022 (29.7.23);
Opozita: siguria e serbëve në Veri të Kosovës është më e keqe se e shqiptarëve në kohën e Millosheviqit!
Sigurisht delet nuk i besojnë, madje as nuk e kuptojnë profesionalizmin e institucioneve më elitare botërore. I besojnë hajnat e PLANS-it dhe medias së PLANS-it.
Mbase edhe né, që i besojmë institucionet vendimtare, profesionale e vendimmarrëse botërore, ata na quajnë dele të këtyre institucioneve. Por së paku kemi zgjedhur bari më dinjitoz. Ata kanë zgjedh për bari atë që vjedh edhe kopenë e vet!
Ne me botën, opozita kundër botës!
Të tjera
Edhe Bekë Berisha e votoi Dimal Bashën, tregon arsyet
Ukraina godet një central bërthamor në Rusi
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit