“Bota serbe” e Vulinit si kërcënim për rajonin dhe Kosovën – Flasin njohësit

Edhe pse i shpallur nongrata nga SHBA, Aleksander Vulin po drejton Shoqatën Historike Ruse në Serbi.

Ai ishte tubim për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që synon të “luftojë pa kufij për ndërtimin paqësor të botës serbe” dhe të qëndrojë si aleate e fortë e Rusisë dhe Kinës, deklaroi ai në degën e  Beogradit të kësaj shoqërie.

Vulin, lider i orientuar pro-rus i Lëvizjes Socialiste, ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, në Asamblenë themeluese të Shoqatës Historike Ruse tha se heqja dorë nga Rusia është gjithashtu heqje dorë nga Serbia dhe se çdo gjeneratë e popullit serb “ka pritur që mbijetesa e saj fizike të varet nga Rusia”.

Ai gjithashtu theksoi se Shoqata Historike Ruse në Serbi e ka si detyrë të parë luftën kundër çdo rishikimi të historisë dhe ruajtjen e “vërtetësisë historike për popullin serb dhe atë rus”.

Dashevci: Vulin sipas mendimit tim është trampolina kryesore ruse në Serbi

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, tha se Vulin, i sanksionuar nga DASH, vazhdon të mbështesë krijimin e Shoqatës Historike Ruse dhe “luftën për botën serbe”.

Sipas tij, Serbia po shndërrohet në pikë të ndikimit rus në Ballkan, me një mendësi të ngjashme me atë të viteve ’90 të Millosheviqit.

“Përpjekjet e të sanksionuarit nga DASH pra Vulin nuk janë ndalur as në të kaluarën që në Serbi të themelohet Shoqata Historike Ruse dhe se Vulin ka folur për atë gjithmonë, është i sanksionuar për këto veprime mu nga bota demokratike, flet ende hapur për “luftën për botën serbe” 

Serbia pa dyshim mendoj unë që po shndërrohet në një pikë të ndikimit rus në Ballkan ose po e tenton atë vazhdimisht, si i vetmi vend në Ballkan me mendësi të viteve 90-ta, mendësi kjo e kasapit të Ballkanit Millosheviq”, thekson ai.

Tutje, thekson se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për ndikim, Kosova, së bashku me SHBA, NATO dhe BE, është e gatshme t’i përballojë pasojat dhe të mbajë stabilitetin rajonal.

Image

Arben Berisha

“Por, nuk mund të ketë kjo ndikim të drejtpërdrejtë në raportet me Kosovën dhe stabilitetin rajonal, sepse në anën tjetër është edhe bota demokratike, është NATO, SHBA dhe BE, dhe nuk ka sukses asnjë iniciativë destruktive e Vulin mu ashtu siç ka dështuar dhe është sanksionuar për veprime të tilla.

Kosova me partnerët strategjik së bashku me SHBA, NATO dhe BE është e gatshme t’i përballojë me sukses pasojat e një përqafimi më të fortë Serbi–Rusi dhe nuk lejon destabilizim në asnjë rrethanë në Ballkan dhe posaçërisht në Kosovë.

NATO është në Kosovë dhe kjo na mjafton.

Organet tona janë në vigjilencë maksimale kundrejt çdo rreziku, me kapacitete të plota për veprim, janë në bashkëpunim dhe koordinim konstant me botën demokratike kundrejt përpjekjeve destabilizuese Ruso – Serbe  dhe kjo na mjafton” – përfundon ai .

Kelmendi: “Bota serbo-sllave” ndalet vetëm me forcë

Juristi Muhamet Kelmendi në një përgjigje ka deklaruar  se Serbia ka qenë dhe mbetet vatër e politikës ruso-sllavomadhe.

Ai thekson se pavarësisht deklarimeve pas agresionit rus në Ukrainë dhe aspiratave për BE, ndikimi rus në Serbi nuk është ndërprerë, duke përfshirë mbështetje ushtarake, diplomatike dhe financiare gjatë historisë.

“Shteti serb ka qenë dhe është vatër e politikës ruso-sllavomadhe.

Gjatë historisë ka raste kur ndryshojnë ose zhbëhen gjoja ndikimet ruse. Megjithatë, Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunuar vazhdimisht.

Nuk ka rast në historinë serbe që nuk ka ardhur të ndihmë ruse. Në çdo periudhë ka dhënë mjete luftarake, ushtare dhe përkrahje diplomatike e financiare.

I tërë territori serb, ai malazez dhe grek, si dhe vetë Maqedonia Veriore, janë krijuar nga shteti rus. Çdo herë i përkrahur nga Anglia dhe sidomos Franca.

Dukja sipërfaqësore se tash, pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe pas kërkesës për anëtarësim e Serbisë në Bashkimin Evropian, se Serbia ka hequr dorë nga Rusia, është vetëm sipërfaqësore dhe dërfare nuk është ndërprerë ndikimi rus në Serbi”, tha ai.

Derisa, shpjegon se deklarimet e politikanit Vulin tregojnë lidhjen e vazhdueshme të Serbisë me Rusinë.

Ai thotë se edhe sot, ndikimi rus mbetet i lartë, me shoqata me karakter ushtarak dhe aktivitete të spiunazhit të toleruara nga shteti serb.

Sipas tij, në kuadër të “botës serbe” përfshihen Republika Serbe, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me ndikim që synon të ruajë dominimin rus në rajon pavarësisht anëtarësimeve në NATO dhe aspiratave për BE.

“Tash doli një shoqatë me emrin Shoqatës Historike Ruse në Serbi, e cila publikisht doli me pikësynim për ndërtimin e “botës sllave” të udhëhequr nga Moska, ku pjesë e saj do të jetë edhe “Bota serbe”.

Neo-fashisti racist Vulin tha:

” Heqja dorë nga Rusia është gjithashtu heqje dorë nga Serbia. Dhe se çdo gjeneratë e popullit serb ka pritur që mbijetesa e saj fizike të varet nga Rusia”.

Ky deklarim tregon lidhjen e vazhdueshme të shtetit serb me Rusinë.

Edhe sot ndikimi rus është i lartë.

Serbia nuk u largua kurrë nga Rusia.

Image

Muhamet Kelmendi

Beogradi nuk u nda nga Rusia edhe pse u kërkua nga UE dhe nga SHBA largim. Serbia nuk vendosi asnjë masë ndaj Rusisë. Edhe sot vazhdohet me ndikimin e pakufizuar të Rusisë në Serbi.

Janë disa shoqata ruse që veprojnë në Serbi, të cilat nuk janë të karakterit kulturor-historik si shoqata, por thjeshtë kanë karakter ushtarak.

Me dekada vepron në Nish një gjoja shoqatë historike ruse. Por, puna e saj është e spiunazhit EU.

Shteti serb e toleron dhe bashkëpunon. Serbia nuk është larguar nga Rusia. Nuk kemi rast që në Beograd të flasin për miqësinë serbo-ruse. “Bota serbe” është pikësynimi dhe ndikimi i Rusisë në shtetin serb. Në këtë mënyrë realizohet ndikimi rus në Ballkan. Në kuadër të “botës serbe” hyjnë Republika Serbe në BH, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Mendohet këtu të futet edhe Shqipëria.

Pavarësisht anëtarësimit të tri shteteve në NATO dhe të KFOR-it në Kosovë, sikundër edhe gjoja vullnetit të integrimit të Serbisë në BE, “bota serbe” mbetet pikësynimi kryesor në çdo kohë. Veprimet tjera u shërbejnë vetëm për të marrë financa dhe armë nga UE dhe shtetet e NATO-s. Këtë e kanë thënë në Beograd. Dhe, nuk pritet të ndryshojë politika. Çdo forcë në Serbi synon këtë “botë serbe”.

Ajo ndalet në masa politike, ekonomike dhe ushtarake. Këto po mungojnë. I takon çdo populli dhe shteti në këtë rajon të përkrahët që vetëm për vete, pa ndihmë nga jashtë, t’i dalin përballë “botës serbo-ruse” dhe të ruajnë shtetin nga okupimi sllav. Kjo botë sllave e kupton vetëm forcën”, shpjegoi Kelmendi.