Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri

`Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`.

“Protestat studentore mund të çojnë në ndryshim të pushtetit në Serbi, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Presidenti Vuçiç është mjeshtër i manipulimit të protestave popullore: shkarkimi i ndonjë ministri këtu apo atje, shpallja e zgjedhjeve të reja, futja e kutive të votimit ose e votuesve në qarqe të pavendosura, pa e vënë ndërkohë në rrezik serioz pushtetin e tij, thekson në një bisedë për Danas Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Siç vëren ai, Vuçiç me gjasë nuk do ta bëjë gabimin që bëri Millosheviçi, duke menduar se do të fitonte në zgjedhje relativisht të lira dhe të ndershme.

“Vuçiç do të jetë edhe më i kujdesshëm për të siguruar rezultatin,” thekson Server.