Botërori pa Messin? Ja fjalia që e ndezi rrjetin – Ekonomia Online

Botërori pa Messin? Ja fjalia që e ndezi rrjetin

Lionel Messi ka pranuar në një intervistë për ESPN se ekziston mundësia të mos luajë në Kupën e Botës 2026, edhe pse dëshira e tij është ende e fortë për të qenë pjesë e turneut.

Ylli argjentinas, sot 38 vjeç, tha se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike:
“Shpresoj të jem aty. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente. Në rastin më të keq do të jem duke e parë nga tribuna, por për mua Botërori është gjithmonë i veçantë,” u shpreh Messi.

Kapiteni që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar, theksoi se ekipi aktual ka mentalitet fitues:
“Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me mentalitet të fortë. Që kur Scaloni mori drejtimin, dëshira për të fituar është vetëm rritur.”

Messi do të jetë 39 vjeç në verën e turneut të ardhshëm dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu foli për Pep Guardiolën, shanset e Argjentinës dhe finalen e MLS me Inter Miami, por lajmi më i madh mbetet pasiguria e tij për Botërorin 2026.