Brahimaj nga AAK-ja tregon nëse do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj ka folur nëse do të ketë ndonjë propozim nga radhët e kësaj partie në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit, në tentimin e katërt, pas dy dështimeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e legjislativit.

Para seancës konstituive, Brahimaj tha se AAK-ja e do ta votojnë Shqipe Selimin nga radhët e VV-së nëse kjo e fundit do të jetë kandidate për të parin e Kuvendit.

Ibrahimaj: Votojmë Shqipe Selimin për kryetare të Kuvendit nëse propozohet nga VV-ja

“Unë e kisha votuar Shqipe Selimin nëse e propozojnë. Nëse jo, ne do të mbajmë këtë qëndrim”, tha Brahimaj.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi ish-ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk mori votat e mjaftueshme në dy tentimet e para